×
  • Lajme
  • Lajme

    OIK fillon me një minutë heshtje mbledhjen për infermierët që humbën jetën nga Covid-19

    FrontOnline
    27 Shkurt 2021

    Me një minutë heshtje për infermierët që humbën jetën në betejën kundër virusit Covid 19, ka filluar mbledhja e V-të e Kuvendit të Odës së infermierëve mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë (OIK). Kësaj radhe, për shkak të situatës pandemike, takimi i mbi 160 anëtarëve u bë nga distanca, përmes platformave online.

    Naser Rrustemaj, kryetar i OIK-ut, në fjalën e tij para anëtarëve të Kuvendit, ka thënë se ky ishte një vit ndryshe, me humbje të mëdha dhe të pakthyeshme për komunitetin infermieror. “Një numër i anëtarëve tanë humbën jetën e mijëra tjerë u infektuan derisa ishin në luftë me virusin COVID 19. Ne do t’i kujtojmë gjithë ata kolegë që humbën jetën nga virusi COVID 19, me pietet e krenari, për sakrificën sublime në luftë për shëndetin”, ka thënë Rrustemaj.

    Ai ka shtuar se në këtë situatë të rëndë, më e pakta që ka mundur të bëjë OIK, ka qenë një ndihmë simbolike në shenjë solidariteti me familjarët e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë që humbën jetën nga virusi.

    Kështu, gjatë këtij viti, ndonëse kufizueshëm, sipas Rrustemajt, OIK është përpjekur të jetë pranë anëtarëve të saj.

    “Nuk jemi ndalur së kërkuari nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore në vazhdimësi shtimin e numrit të infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, në tri nivelet e sistemit shëndetësor. Shkaku i pandemisë, kemi zvogëluar edhe kuotën e pikëve për rilicencim. Në asnjë moment, nuk jemi ndalur që edhe përmes mediave të sensibilizojmë çështjet që ndërlidhen me pandeminë.  OIK, edhe këtë vit, çdo moment ka avancuar platformën digjitale, duke synuar të jetë sa më afër Jush me shërbime.  Kjo ka ndihmuar në kryerjen e procedurave, duke iu shmangur kontakteve të dyshimta me Covid, por edhe udhëtimeve nga qytetet e largëta”.

    Licencimi dhe ri-licencimi vazhdojnë të jenë funksionet kryesore të OIK-ut, procese këto që kanë vazhduar normalisht. Risi, këtë vit, sipas Rrustemajt, paraqet licencimi i psikologëve klinikë. “OIK mbi të gjitha ka vendosur standarde të reja të qeverisjes efektive, transparente dhe llogaridhënëse në raport me gjithë anëtarësinë”, ka thënë Rrustemaj.

    Fjalë përshëndetëse para të pranishmëve kanë mbajtur edhe dy nënkryetarët e OIK-ut.

    Në mbledhjen e V-të të Kuvendit të OIK-ut kanë raportuar edhe Kryetari i Këshillit Drejtues dhe Kryetari i Këshillit Mbikqyrës. Gjithashtu, para anëtarësisë është raportuar edhe për punën e Këshillit Etik, Prokurorit dhe Gjyqit të Nderit të OIK-ut.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, thotë se komuna që ai e udhëheq do ta respektoj vendimin që doracakët e lëndës “Edukimi Seksual”...
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Vendimi i qeverisë për të rritur pagat në sektorin publik nga janari i vitit 2025 ka shkaktuar pakënaqësi ndër qytetare, për siç...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në kohën kur gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së është intensifikuar dukshëm, dëshmitarët po vazhdojnë dëshmitë e tyre para trupit gjykues....
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Komuna e Prishtinës ka akuzuar Ministrinë e Kulturës se pa lejen e saj dhe pa njoftuar asnjë përgjegjës ka prerë pishat rreth...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Të paktën në 22 shtete të ndryshme të botës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraparë të hapë nga një kuti postare,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë, është familjar i politikanit Adem Grabovci. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës sonte e zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme. “Dardanët” përballen me Rumaninë në Bukuresht, në përballjen për vendin e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Nga e premtja e datës 15 Nëntor, Comodita Home sjell eventin më të madh botëror të zbritjes Black Friday, me oferta spektakolare...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Zyrtarja e një banke në Mitrovicë, ka njoftuar se janë deponuar 100 euro para të falsifikuara. Në raportin e policisë është bërë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.