Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, ka reaguar për rastin e ndërhyrjes së pjesëtarëve të policisë në një restorant në Prishtinë.
Sipas kësaj Ode, bazuar në dëshmitë e pronarëve, ndërhyrja ke qenë brutale dhe ka kaluar çdo kompetencë.
“Sipas informacioneve, pikërisht nga deklaratat e pronarëve kemi dëshmi reale që ndërhyrja ka qenë brutale dhe është kaluar çdo kompetencë. Edhe pse klientët kanë qenë duke i kryer pagesat dhe duke e liruar lokalin, është bërë një ndërhyrje e pazakontë dhe e paparë më herët, duke ushtruar dhunë brutale mbi stafin punues të këtij vendi”, thuhet për media.
Përveq dhunës në hapësirat e restaurantit, sipas OHTK’së, është ushtruar dhunë edhe më e madhe në stacionin policorë.
“Njëherit, në bazë të informacioneve akterët pjesëmarrës e kanë ndërruar deklaratën para organeve kompetente pothuajse tre herë radhazi, ashtu siç iu ka përshtatur atyre”, thuhet tutje.
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës kërkon që:
Sa më parë të ndërpriten këto dukuri kaq negative ndaj subjekteve hoteliere;
Gjatë inspektimit nga inspektoriati mos të ketë prezencë të policisë sepse po paraqesin shqetësim dhe imazh të keq para masës;
Mos të ketë ndërhyrje të tilla ndaj subjekteve hoteliere, sepse të njejtat nuk janë subjekte kriminale, por janë afaristë dhe kontribues të ekonomisë së vendit;
Inspektoriati në përputhje me detyrat dhe në bazë të ligjit, ta përfundojnë punën e vet dhe mos ti tejkalojnë kompetencat;
Të shqiptohen dënime ndaj akterëve të cilët kanë ushtruar dhunë, dhe kjo gjë të dëshmohet në mënyrë që të jenë shembull për të tjerët që mos të veprojnë në mënyrë të tillë!