Pasi Qeveria urdhëroi të gjithë koncesionerët e plazheve përgjatë rivierës Ohër-Strugë të largohen dhe të largojnë të gjitha objektet dhe elementët shoqërues, situata në terren është ndryshe. Në Ohër këto ditë u prishën objekte të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, dhe të gjitha pajisjet urbane janë tërhequr.
Komuna e Ohrit
“Procesi i heqjes së pajisjeve urbane dhe ndërtesave të paligjshme nga zona e bregut të Liqenit të Ohrit, siç ishte planifikuar, do të vazhdojë pas përfundimit të aktiviteteve dhe atë nga e hëna, 29 qershor 2020 dhe do të zgjasë deri në pastrimin përfundimtar të bregut të liqenit. “
Nëse më parë hiqeshin nga Shën Stefani deri në Goricë, nga java tjetër radhën e ka zona përgjatë bregut ngjitur me vendbanimin “Gradishte”, si dhe në pjesën e “Kaneo” dhe “Daljan”.
Por, në plazhet në Strugë, deri më tani gjithçka është njësoj. Nga komuna thonë se nuk ka prishje për disa arsye:
Komuna e Strugës
“Nuk është as koha e as momenti për një gjë të tillë sepse Struga është një vend turistik dhe nuk duhet bërë asnjë gabim dhe kështu shumë familje do të mbeten pa ekzistencë. Nismën tonë deri në Gjykatën Kushtetuese aktualisht e pamundëson zbatimi i Dekretit të Qeverisë.”
Të gjithë koncesionerët e plazheve në Ohër dhe Strugë për vite me radhë kanë pasur leje të skaduara të punës. Disa nga viti 2014, dhe të tjerët nga viti 2017.