-->
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ohër: 60 minuta heshtje për viktima*t e tragjedisë së Koçanit

    FrontOnline
    23 Mars 2025

    Një javë pas tragjedisë së madhe në Koçan, me lule në duar, qytetarët e Ohrit mbajtën  60 minuta heshtje nga ora 12:00 deri në 13:00 në sheshin e qytetit, për të nderuar 59 viktimat.

    Ata thonë se kërkojnë drejtësi nga institucionet për jetët e humbura dhe se tani e kuptojnë se sa të pasigurta paskan qenë vendet ku kanë dalë.

    “Ka disa që janë të sigurt dhe janë të kujdesshëm, por shumica prej tyre nuk i kushtojnë vëmendje sigurisë sonë. Paratë janë më të rëndësishme për ta. Ata do të lejojnë më shumë njerëz të hyjnë sesa mund të zë, për të fituar para, dhe kjo nuk është e sigurt. Unë jam 18 vjeçe tani, por më kanë lënë në klube kur isha 15 dhe 16 vjeçe”, është shprehur një studente.

    “Nuk ishim të vetëdijshëm nëse po e rrezikonim veten apo jo, dhe tani me këtë incident tragjik, kuptojmë se shumë herë, kur shkonim në ato klube apo në koncerte, ishim në rrezik shumë të madh dhe nuk ishim të vetëdijshëm për këtë dhe kjo duhet të ndryshojë. Duhet tërhequr vëmendja të gjithë banorëve për ndryshim”, tha një tjetër.

    Të pranishëm ishin edhe prindërit, të cilët kishin shkuar me fëmijët e tyre të mitur.

    “Mesazhi im për institucionet është sanksion për të gjithë ata që nuk respektojnë dhe anashkalojnë ligjin dhe të ndalemi njëherë e mirë me termin e kam njeriun kudo, kam miqësinë dhe kjo situatë na solli te kjo. Meqë kemi mbetur të jetojmë në këtë vend, shpresojmë që këto gjëra të kapërcehen dhe jetojmë me shpresë, se një ditë do të zgjidhen të gjitha rrethanat dhe njerëzit do të jetojnë në një sistem që është i qëndrueshëm”, tha një prind.

    Qytetarët në librin e ngushëllimeve shprehën ngushëllimet për familjet e të ndjerëve.

    Tubimi u organizua nga bashkësitë e të rinjve dhe studentëve, së bashku me Kuvendet Studentore dhe Këshillin Rinor Lokal./Alsat.mk

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte theksoi të mërkurën se aleanca ushtarake transatlantike do t’i përgjigjet një sulmi me “forcë të...
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të mërkurën që të sanksionojnë më tej Moskën, për të...
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Akuzat për mitëmarrje i sollën ish ministrit austriak të financave në 2020-tën një dënim me tetë vjet heqje lirie. Çështja përfundoi në...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    Serbia e ka konsideruar “akt armiqësor” njohjen e Kosovës nga Kenia, dhe ndaj kësaj ka paralajmëruar se do t’i marrë “të gjitha...
    Lajme26 Mars 2025
    Pas 17 vjetësh Pavarësi, Kenia ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, duke u bërë shteti i 118 që...
    Lajme26 Mars 2025
    Njohja e shtetit të Kosovës nga Kenia “vjen si rezultat i angahzimit të...Behxhet Pacollit”, shkroi deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete...
    Lajme26 Mars 2025
    Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, skandalin e vërtetë te mashtrimi që iu bë kryeministrit Albin Kurti nga dy komedianë ruse e sheh...
    Lajme26 Mars 2025
    Kosova është tronditur nga katër vrasjet që kanë ndodhur në ditët e fundit, duke shkaktuar shqetësim të madh në shoqëri. Sociologia Makfire...
    Lajme26 Mars 2025
    Ish-zv.ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, për “Front Online” ka shprehur shqetësim mbi rritjen e numrit të vrasjeve në Kosovë. Hosha thotë se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.