Një shtetase e Shqipërisë dhe një burrë në Pejë janë arrestuar për veprën “Marrje me prostitucion”.
Sipas policisë, të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin për aktivitete prostitucioni në këmbim të parave.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“MARRJE ME PROSTITUCION/Pejë 20.03.2023-11:00. Janë arrestuar dy të dyshuar, një femër shtetase e Shqipërisë dhe një mashkull kosovar, nën dyshimin për aktivitete prostitucioni në këmbim të parave. Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.