×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    OEK reagon për mosvotim të rimëkëmbjes ekonomike: Veprim i papërgjegjshëm i Kuvendit

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Masat e reja antiCOVID-19 që do të hyjnë në fuqi të premten, kanë gjetur mirëkuptim nga ana e komunitetit të biznesit, pasi që ato nuk nënkuptojnë mbyllje totale të vendit si pasojë e rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus. Kështu ka thënë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

    Ai këto komente i bëri në një konferencë për media, pak kohë pasi kryeministri Avdullah Hoti prezantoi masat e reja antiCOVID-19, e me të cilën kufizohet puna e bizneseve dhe lëvizja e lirë e qytetarëve varësisht prej zonës së komunave të prekura nga pandemia koronavirus.

    Kryetari Rukiqi tha se megjithatë, ekonomia mbetet e hapur që bizneset të punojnë për mbijetesë. Teksa theksoi se është papërgjegjësi e Kuvendit mosvotimi i Projektligjit për Rimëkëmbje.

    “Nga paralajmërimi për masa shumë strikte që na dërgonin gati në mbyllje totale të ekonomisë, ne kemi shtua lutjen tonë dhe kërkesat tek qeveria që të ketë mirëkuptim për uljen e lakores së infektimeve dhe vdekjeve, dhe në të njëjtën kohë të na mundëson me ruajt ekonominë. Ky kompromis, ose ky mes të cilin ne e propozuam gjeti përkrahjen edhe tek qeveria, që vendi të mos shkojë në mbyllje gati totale të ekonomisë. Normalisht se do të ketë kufizime, do të ketë masa striktike sidomos në zonat e kuqe, por ekonomia në masë të madhe do të mbetet e hapur për të punuar për mbijetesë. Nuk po flasim për ndonjë fitim apo qarkullim”, theksoi Rukiqi.

    Rukiqi theksoi se bizneset dhe qytetarët tash e tutje duhet të tregojnë kujdes të shtuar, pasi çdo shkelje e masave nënkupton edhe dënimin e bizneseve deri në tre muaj mbyllje totale.

    Ai tha se është shqetësuese që Kuvendi nuk miratoj sërish Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike.

    “Është shqetësuese, që sot, në kohën kur ne diskutonim se si me gjetur një mesë të ‘art’ të menaxhimit të pandemisë dhe ruajtje të ekonomisë, parlamenti sërish bëri veprim të pa përgjegjshëm, duke mos e miratuar projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike”, tha ai, raporton kp.

    Ndërsa, masa më të ashpra janë vendosur për komunat që janë në “zonën e kuqe” si Prishtinë, Podujevë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, ku aktiviteti ekonomik është lejuar të zhvillohet nga ora 05:00-19:00, ku pas kësaj ore do të mbyllet çdo aktivitet dhe do të ketë kufizim të lëvizjes së qytetarëve.

    Nga Rubrika
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Ekonomi18 Dhjetor 2024
    Arkitekti Përparim Rama kishte propozuar mega projekte për Komunën e Prishtinës para tri viteve, kur ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, por premtimet...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdoi të fuqizohej edhe gjatë 2024-s. Ushtria u furnizua me armatime, makineri ushtarake e municion. Teksa, prapa...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Ësht nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe ekipet e shpëtimit janë në kërkim të personit të...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat në veturë, ka qenë edhe një fëmijë i moshës...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka thënë se marrëveshja e fundit e bashkëpunimit ndërmjet...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme përgjatë lumit Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj. Burimet policore sipas Alsat, bëjnë të ditur...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Autoritetet e Malit të Zi kanë dalë sot me detaje lidhur me tragjedinë e mbrëmshme në Cetinje, ku 45-vjeçari  Aco Martinoviq vrau...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.