×
  • Lajme
  • Lajme

    OEK: E pamjaftueshme rritja ekonomike, qeveria t’i shtojë investimet publike

    FrontOnline
    26 Tetor 2024

    Rritja ekonomike e paraparë prej katër për qind është e pamjaftueshme, prandaj duhet të jetë dyshifrore për t’i përballuar sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova.

    Kështu sipas vlerësimit të kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

    Ai gjatë një interviste për Ekonomia Online, tha se nga institucionet kanë kërkuar që buxheti i shtetit të drejtohet më shumë në investime publike.

    Rafuna, formën e investimeve nga diaspora e cilëson si të gabuar, përcjell Klankosova.tv.

    “Rritja ekonomike këtë vit pritet të jetë rreth 4 për qind që është një rritje ekonomike që nuk lë gjurmë në zhvillim, nuk lë gjurmë në ulje të papunësisë”.

    “Në Kosovë për të lënë gjurmë rritja ekonomike duhet të jetë dyshifrore e jo njëshifrore, dhe kjo ka qenë arsyeja pse ne prej fillimvitit kur është aprovuar Ligji i Buxhetit kemi kërkuar nga institucionet e vendit që të ketë më shumë investime publike, të ketë një reformë të ambientit për të pasur më shumë investime private dhe për të parë se si mundemi më shumë me tërheq diasporën tonë në kuptimin e projekteve e të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillim ekonomik të vendit e jo vetëm t’i lejojmë diasporën tonë në kuptim që ata të blejnë banesa ose shtëpi”.

    “Mirë që i blejnë, mirëpo më mirë kish me qenë sikurse ato mjete që na vijnë nga diaspora, t’i orientojmë në zhvillim ekonomik”, u shpreh Rafuna.

    Kryetari i OEK-ut tha se remitencat janë të destinuara jo në formë të duhur, pasi pas blerjes ato mbesin të pashfrytëzuara.

    “Një pjesë e patundshmërisë e cila blihet nga diaspora jonë që ne e konsiderojmë si investim, ato rrinë të mbyllura. Në fakt ajo është shpenzim, për arsye se kur vijnë njëherë në vit, ata detyrohen për ta mirëmbajtur, për të investuar në të kështu që nuk është investim”.

    “Investim kish me qenë për ata që i kanë lëshuar dhe e marrin një të mirë nga lëshimi me qira e kështu më radhë. Është e vërtetë që ne i quajmë investime të huaja, mirëpo edhe këtu shtrohet pyetja a duhet të quhen me të vërtetë krejt investim”, theksoi Rafuna.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar se Qeveria e Kosovës e ka zhytur Kosovën në një rrugë pa...
    Lajme26 Tetor 2024
    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë nisur të verifikojnë pretendimet për keqtrajtim nga policia në Mitrovicën e Veriut lidhur me një...
    Lajme26 Tetor 2024
    Të dielën, akrepat e orës do të kthehen një orë mbrapa, çka do të thotë se do të flemë një orë më...
    Të tjera
    Lajme26 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin austriak, Aleksandër van der Bellen, për `Ditën Kombëtare të Austrisë`. Osmani në një postim...
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    (Radio Evropa e Lirë) – Hetimi ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili u arrestua më 21 tetor nën akuzat për korrupsion,...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka dënuar sulmin fizik që ka ndodhur ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend...
    Vip26 Tetor 2024
    Mevlani gjatë bisedës me Rezin I ka thënë se poulli i Kosovës e ka dashur gjithmonë. Në një moment, ai i tha...
    Lajme26 Tetor 2024
    Oda Ekonomike e Kosovës ka dënuar sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri. Përmes një reagimi, Oda Ekonomike e Kosovës shpreh...
    Sport26 Tetor 2024
    Dukagjini i Klinës e ka ndalur në barazim kampionin e tri edicioneve të fundit në Kosovë, Ballkanin. Dukagjini dhe Ballkani të shtunën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.