×
  • Sport
  • Sport

    Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare

    FrontOnline
    14 Nëntor 2024

    Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me vendimin e Odise Roshit për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare, pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme me ngjyrat kuqezi.

    Odise Roshi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ekipin Kombëtar, duke dhënë gjithmonë maksimumin e tij në arritjet historike të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

    Gjatë gjithë karrierës së tij me kuqezinjtë, Odise Roshi i njohur edhe me nofkën “Raketa” nga tifozët, numëron 71 ndeshje dhe 5 gola, ndërsa ishte pjesë e skuadrës në kualifikimin historik në “Euro 2016” dhe pjesë e saj në finalet e Europianit.

    “Federata e Futbollit e falënderon Roshin për të gjithë kontributin e dhënë ndër vite me fanellën kuqezi, ku do të kujtohet gjithmonë për asistet e tij vendimtar, shpejtësinë dhe energjinë e tij në fushë. I urojmë Odise Roshit suksese të mëtejshme në karrierën e tij”, shkruan FSHF-ja.

    Nga Rubrika
    Sport22 Nëntor 2024
    Kosova e ka mësuar sot kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve për promovim në Ligën B. Në Nyon të Zvicrës u...
    Sport22 Nëntor 2024
    Përveç play-offit, sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti edhe për fazën e nokautit të Ligës A në Ligën e Kombeve....
    Lajme22 Nëntor 2024
    Boksieri Leonid Berisha është shpallur kampion i Zvicrës në kategorinë 80 kg.. Ky titull i tij vjen pas një viti përkushtimi e...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) njofton se është caktuar data e shpalljes së rezultateve të para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Reshjet e dendura të borës kanë çuar në një sasi rekord bore për muajin nëntor në vende të ndryshme të Zvicrës. 42...
    Lifestyle22 Nëntor 2024
    Lumturia nuk është një gjendje apo tipar i përhershëm, por një praktikë e përditshme që na çon në një pamje më pozitive...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Zëdhënësi i...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në konferencën e sotme ka folur edhe për autostradën Prishtinë-Gjilan. Ai ka thënë...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Të mërkurën u publikua një vendim i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, përmes së cilit i ishte refuzuar ankesa Safet Demirit nga Medvegja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.