Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike duhet ta ketë një epilog këtë javë ose do e humbë kuptimin.Rukiqi thotë se ekspertiza, argumentet dhe propozimet që mund ta pasurojnë këtë ligj duhet të inkorporohen në variantin përfundimtar.
Ky ligj sipas tij nuk krijon mrekulli, por krijon bazë për rikthimin e konfidencës së humbur nga bizneset dhe konsumatorët.
Ky është postimi i tij i plotë:Beteja e pare per rimekembjen, perkatesisht miratimi i Ligjit per Rimekembjen Ekonomike duhet ta kete nje epilog vendimtar kete jave. Ndryshe e humb kuptimin.Kemi degjuar mjaft ekspertize, argumente dhe propozime te cilat mund ta pasurojne Ligjin per Rimekembjen, perfshire propozimet shume permbajtesore nga perfaqesuesit e biznesit, partite politike ne pozite dhe opozite, ekspertet dhe institutet e ndryshme (Kryetari i Komunes te Prishtines, GAP, Riinvest, Dardan Sejdiu, etj). E gjithe kjo ekspertize dhe propozimet e ndryshme duhet te inkorporohen ne variantin perfundimtar te Ligjit.
Ligji nuk krijon mrekulli ekonomike, por krijon baze me e rikthy konfidencen e humbur tek bizenset dhe konsumatoret. Kthimi i konfidences eshte parakusht qe qytetaret te rrisin kosnumin, e ne anen tjeter bizneset te rrisin investimet dhe te ruajne vendet e punes.