×
  • Lajme
  • Lajme

    Oda Ekonomike e Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me atë të Dubait

    FrontOnline
    18 Nëntor 2024

    Oda Ekonomike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Dubait.

    Kjo u bë me ndërmjetësimin e Ambasadës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara, për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe të biznesit.

    “Oda Ekonomike e Dubait dhe Oda Ekonomike e Kosovës kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të parë mundësi të reja biznesi midis Dubait dhe Kosovës. I nënshkruar nga z. Mohammad Ali Rashed Lootah, Kryetar i Odës Ekonomike të Dubait, dhe z. Lulzim Rafuna, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, kjo Marrëveshje do të hapë rrugën për rritjen e tregtisë, investimeve dhe partneriteteve strategjike”, shkruan në kumtesë.

    Aty tutje thuhet se kryetari i OEK-ut Lulzim Rafuna theksoi se ky partneritet i ofron bizneseve të Kosovës një derë të rëndësishme drejt tregjeve globale, duke sjellë mundësi rritjeje për të dyja rajonet.

    Nga ana tjetër kreu i Odës Ekonomike të Dubait tha se “Bashkëpunimi ynë me Kosovën reflekton përkushtimin e Dubait për të zgjeruar lidhjet me tregjet dinamike në zhvillim sikurse është Kosova”.

    “Gjithashtu, shprehim mirënjohjen tonë të veçantë për Ambasadorin Xhabir Hamiti, Ambasador i Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, për mbështetjen dhe përkushtimin e tij të çmuar që bëri të mundur realizimin e kësaj Marrëveshe të Bashkëpunimit. Kontributi i tij ka qenë kyç në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në lehtësimin e bashkëpunimit ekonomik”, tha OEK-u.

    “Kjo Marrëveshje përfshin nisma për të mbështetur hyrjen në treg, organizimin e misioneve tregtare dhe për të inkurajuar pjesëmarrjen e përbashkët në ngjarjet kryesore të biznesit, duke hapur rrugë të reja për rritje dhe bashkëpunim ekonomik”.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Zyrtari i LDK-së, Egzon Pacolli i cili njoftoi për grantin prej 100 mijë euro të cilin e kishte përfituar vëllai i deputetës...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Drejtuesit e administratave doganore nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian, bashkë me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi ka reaguar në lidhje me platformën për digjitalizimin e arsimit, pasi zëvendësministri aktual, Taulant Kelmendi e akuzoi ish-ministren...
    Të tjera
    Sport18 Nëntor 2024
    Narcis Drejan është një gazetar dhe komentator sportiv rumun. Ai komentet e tij i shkruan në gazetën GSP (Gazeta Sporturiol), ndërsa së...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, nënshkruan sot një marrëveshje granti me...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me seancën që do të mbahet ditën e martë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    KFOR-i ka publikuar pamje nga patrullimet rutinore në pjesën kufitare në veri, përkatësisht në Leposaviq. Ushtarët nga Latvia janë parë me armë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski tha se zëvendësi i tij, Ivan Stoilkoviq, i cili e konsideron Kosovën “djep të Serbisë”...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.