×
  • Lajme
  • Lajme

    Oda e Hotelierisë dhe Turizmit i refuzojnë 3 milionë eurot e ndara nga Qeveria

    FrontOnline
    03 Shkurt 2021

    Oda e Hotelierisë dhe Turizmit e konsideron të pamjaftueshme ndarjen e 3 milionë eurove nga Qeveria për t’i dalë në ndihmë këtij sektori për përballimin e humbjeve të bizneseve, pasi biznese të shumta në vazhdimësi kanë folur dhe janë ankuar për humbjet e mëdha që i janë shkaktuar si pasojë e pandemisë me COVID-19.

    Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosoves, Hysen Sogojeva, thekson se pandemia COVID-19 ka goditur në mënyrë jo proporcionale industri të ndryshme të ekonomisë në Kosovë dhe për këtë arsye humbjet nuk janë të njëjta.

    “Vendimet e qeverisë së Kosovës për kufizim të aktivitetit biznesor dhe lëvizjes së qytetarëve të cilat ishin marrë për të parandaluar pëhapjen e virusit nuk kanë qenë të njejta për secilën industri, dhe logjikisht as efeketet ekonomike nuk mund të jenë të njejta, pra dallojnë.

    Krahas masave për ndihmë të përgjithshme ndaj bizneseve, sikurse ato në pakon e paraparë për vitin 2021, 3 milion euro ndarje e buxhetit ndaj sektorit të gastronomisë dhe hotelierisë është një shumë të cilën Oda e Hotelierisë dhe Turizmit nuk e konsideron fare!”

    Pas takimit me ministrin e Industrisë dhe Tregtisë, përfaqësuesit e kësaj ode u njoftuan edhe njëherë se pakoja e rimëkëmbjes do të jetë 3 milionë euro dhe që OHTK e refuzon kategorikisht këtë ndarje.

    “Dhe, pas takimit konsultativ me ministrin e Industrisë dhe Tregtisë Vesel Krasniqi,  përfaqësuesit e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, u njoftuan edhe njëherë se pakoja e rimëkëmbjes përfundimisht do të jetë 3 milion euro, prandaj OHTK e refuzon kategorikisht këtë ndarje  sepse as për së afërmi nuk i mbulon dëmet e bizneseve hoteliere turistike gjatë pandemisë.

    Arsyeja e refuzimit është sepse në bazë të burimeve të sakta, dhe llogaritjeve që janë bërë i bie që kompensimi për subjekte të jetë nga shuma 20 euro deri në 170 euro për SUBJEKT.”

    Gjithashtu ai ka shtuar se kjo ndihmë është qesharake.

    “Dhe kjo jo vetëm që është qesharake por nuk tolerohet fare!

    Me këtë reagim Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës përveq që kërkon që shuma për rimëkëmbje ndaj Bizneseve ose të jetë më e madhe ose të mos jetë fare, kërkon gjithashtu që të gjitha subjekteve të hotelierisë dhe Turizmit t’u falet tatimi për vitin 2020!”./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së AAK-së Daut Haradinaj, ka reaguar pas raportimit se kryetarja e Komisionit Parlamentar për Bujqësi Fitore Pacolli ka ndikuar...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, po kërkohen të nisin hetime penale për të verifikuar rrethanat nëse i njëjti ka ndikuar që...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, po qëndron për vizitë në Gjermani. Haradinaj...
    Të tjera
    Vip17 Nëntor 2024
    Xheneta është parë e përlotur për shkak të situatës së krijuar mes saj Gjestit dhe Edit. Derisa, situatën e komentuan edhe Leo,...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjesti ka akuzuar Xhenetën dhe Edin se po bëjnë “filma”. “Kur te kuptojsh injorancen atëherë thuj jam i mençur, se mu nuk...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nesër, Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas kryetarit të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, ka folur për premtimin e kryeministrit Albin Kurti, për shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Për të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.