×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Oda e Hotelerisë dhe Turizmit paralajmëron protesta dhe padi ndaj Qeverisë Hoti dhe Kurti

    FrontOnline
    24 Nëntor 2020

    Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka paralajmëruar protesta në rast se as në seancën e ardhshme nuk kalon Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike. Veç tjerash, kanë njoftuar se edhe nuk do të respektojnë masat në fuqi.

    Kryetari i kësaj ode ka bërë të ditur se do të padisin qeverinë Kurti dhe Hoti, për masat që janë marrë gjatë kësaj kohe, e që sipas tij kanë qenë antikushtetuese.

    Pas më shumë se një orë e gjysmë takim, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka marrë disa vendime në rast se nuk kalon Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike. Kryetari i kësaj ode, Hysen Sogojeva tha se së bashku me odat tjera, kanë ndikuar që sot të mos ketë mbyllje totale të vendit, duke shpëtuar edhe miliona euro.

    “E para u vendos që të kalohet sa më parë, bile në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës, Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike të kalohet sa më parë. Përndryshe pas kësaj, nëse kjo nuk kalohet do të pasojnë protestat, ndoshta fillohet iniciativa e pa dëgjueshmërisë të këtyre masave aktuale. Pastaj të paguhen të gjithë punëtorët, sepse ende nuk janë paguar punëtorët të cilët e kanë pasur obligim. Interesi bankar të stopohet sa më parë, kjo mos të na i trazojë bizneset hoteliere në Prishtinë”, tha ai.

    Sogojeva pas këtij takimi tha se po kërkohet edhe që të paguhet qiraja, pasi sipas tij njerëzit janë në hall.

    “Ne si Odë morëm vendim që të ngremë padi ndaj qeverisë edhe të kaluarën edhe kësaj sot, sepse deri në ligjin e pandemisë të gjitha vendimet kanë qenë antikushtetuese, andaj ne do të ngremë padi kolektive, sepse dëmet të cilat janë bërë në atë kohë t’i kthehen bizneseve”, ka shtuar ai.

    Ai ka shtuar se do të dakordohen edhe me odat tjera, që në rast se edhe në seancën e ardhshme nuk kalon Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike, do të fillojnë daljen në protesta. Ndër tjera, kanë kërkuar sa më parë të shfuqizohen masat të cilat janë në fuqi, meqë siç tha ai këto nuk po ndihmojnë në mos-përhapjen e COVID-19./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.