×
  • Lajme
  • Lajme

    Oda Amerikane mirëpret vendimin për kthimin në shqyrtim të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit

    FrontOnline
    19 Nëntor 2024

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka mirëpritur vendimin e presidentes Vjosa Osmani për të kthyer në rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

    “Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret vendimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për kthimin për rishqyrtim të Ligjit Nr. 08/L-288 për Mbrojtjen e Konsumatorit, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 31 tetor 2024, si përgjigje ndaj komenteve të Odës Amerikane dhe organizatave të tjera të sektorit privat”, shkruan në kumtesë.

    Aty tutje thuhet se Oda Amerikane mbështet vlerësimet e presidentes se dispozita kyçe të ligjit në fjalë janë në kundërshtim me dispozita të aktit më të lartë juridik të vendit, Kushtetutës, si dhe të ligjeve të tjera.

    “Oda Amerikane beson fuqishëm se vendimi i presidentes ka për synim shmangien e konflikteve ligjore dhe respektimin e autoritetit, përgjegjësive dhe funksionimit ligjor të institucioneve të ndryshme të Republikës së Kosovës”, shkruan në komunikatë.

    “Është imperativ që dispozitat që rregullojnë mbrojtjen e konsumatorit të mos ndërlidhen me aspekte të tjera rregullative të cilat nuk rregullojnë në mënyrë primare ose specifike fushën e të drejtave të konsumatorëve dhe mbrojtjen e tyre, siç janë çështjet që kanë të bëjnë me mjedisin”, tha tutje Oda Amerikane.

    Ajo tutje u shpreh se beson se kthimi për rishqyrtim i këtij Ligji do të mundësojë marrjen në konsideratë të shqetësimeve dhe rekomandimeve të përfaqësuesve të sektorit privat dhe organizatave që avokojnë për të drejtat e konsumatorëve, si demonstrim i përkushtimit për përpjekje gjithëpërfshirëse ndërmjet të gjitha palëve të interesit.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Nënkryetari për Bashkëpunim Rajonal në LDK, Lutfi Haziri, vlerëson se qëndrimi i Kurtit për gjuhën zyrtare në Maqedoni e shkel me dy...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se për 4 vjet të plota, qytetarët kanë vëzhguar se si...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Janë bërë 1 mijë ditë prej se ka nisur lufta e paprovokuar e Rusisë ndaj Ukrainë. Me këtë rast, presidentja Vjosa Osmani,...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ariana Musliu-Shoshi, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), ka folur rreth komisionit hetimor për proceset e mbarvajtjes së punës në Ministrinë e...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ka vizituar KRU “Gjakova”, ku ka theksuar se po shqyrtojnë mundësitë për prodhimin e energjisë përmes...
    Vip19 Nëntor 2024
    Arioni është brengosur për mënyrën se si po e sheh publiku. Këtë çështje e ka diskutuar me Sarën dhe Gresën. “Unë muj...
    Vip19 Nëntor 2024
    Kevini, Gresa dhe Sara kanë diskutuar rreth Dianës dhe vendimit të saj për të qëndruar në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Djali i Haxhi Shalës, Flakroni ka vizituar babain e tij sot në Hagë. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook,...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të marrë detyrën në janar të vitit 2025 dhe në mandatin e tij të ri ai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.