×
  • Lajme
  • Lajme

    Oda Amerikane: Kosova të shqyrtojë heqjen e tarifave doganore për produktet amerikane

    FrontOnline
    03 Prill 2025

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka theksuar se beson që ky është momenti i duhur që Kosova të shqyrtojë zbatimin e një aranzhimi të njëanshëm preferencial tregtar për Shtetet e Bashkuara, duke hequr në tërësi tarifat doganore për mallrat e importuara nga ky vend.

    “Derisa Kosova, për disa vite ka përfituar nga trajtimi pa doganë i më shumë se 3,500 produkteve në kuadër të Sistemit të Përgjithësuar të Preferencave të SHBA-së (GSP), mallrat amerikane të eksportuara në Kosovë kanë vazhduar të jenë subjekt i taksave doganore. Heqja e kësaj tarife do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm dhe proaktiv drejt zgjerimit të marrëdhënieve tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat mbeten partneri më i afërt strategjik dhe ekonomik i Kosovës”.

    “Kjo masë do të shërbente si një demonstrim i qartë i gatishmërisë së Kosovës për të thelluar lidhjet ekonomike dypalëshe dhe përkushtimin e saj ndaj vlerave të përbashkëta të tregtisë së lirë dhe të drejtë. Ajo gjithashtu do të ndihmonte në pozicionimin e favorshëm të Kosovës në përpjekjet e ardhshme për të ndjekur një marrëveshje formale të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara”, thonë nga kjo odë.

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë inkurajon Qeverinë e Kosovës që të veprojë me vendosmëri në këtë drejtim dhe rikonfirmon gatishmërinë e saj për të mbështetur përpjekjet institucionale që synojnë rritjen e bashkëpunimit ekonomik, tërheqjen e investimeve amerikane dhe krijimin e qasjes më të madhe në treg për bizneset kosovare dhe amerikane.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Prill 2025
    Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në Banjë të Malishevës. Ata janë dërguar...
    Lajme09 Prill 2025
    Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar draft-raportin për përparimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së gjatë viteve 2023...
    Lajme09 Prill 2025
    Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë. Cak i kësaj grabitje kishte qenë një burrë. Ai deklaroi...
    Të tjera
    Lajme09 Prill 2025
    Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është kusht thelbësor për integrimin e të...
    Lajme09 Prill 2025
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka folur për refuzimin e ftesës së partisë së saj për takim me kreun e VV’së, Albin...
    Vip09 Prill 2025
    Motra e Gjestit, Blerina Kelmendi, mbrëmë vonë ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në “Big Brother Vip Albania”. “Qëndro edhe pak...
    Sport09 Prill 2025
    Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë të play-offit ndaj Vëllaznimit me rezultat 71:69. Gjakovarët ishin më të mirë se kryeqytetasit në...
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Qindra punonjës shpëtimi në Republikën Domenikane vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar nga shembja e çatisë në një klub nate në kryeqytetin,...
    Lajme09 Prill 2025
    Avokati Arianit Koci, për FrontOnline ka folur pas përdorimit të termit “Kosovo i Metohija” nga Gjykata Speciale dhe Prokuroria Speciale, duke e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.