×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OBSH: Vapa ekstreme në Gaza mund të përkeqësojë krizën shëndetësore për palestinezët

    FrontOnline
    21 Qershor 2024

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot se temperaturat jashtëzakonisht të nxehta në Rripin e Gazës mund të përkeqësojnë problemet shëndetësore për palestinezët e zhvendosur nga bombardimet izraelite. Programi Botëror i Ushqimit ka paralajmëruar se një krizë e madhe e shëndetit publik po afrohet në Gaza, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, ushqimit dhe furnizimeve mjekësore.

    “Ne kemi parë zhvendosje masive në javët dhe muajt e fundit dhe ne e dimë se kombinimi i kësaj dhe nxehtësisë mund të shkaktojë një rritje të sëmundjeve,” tha Richard Peppercorn, përfaqësuesi i OBSH-së për Gazën dhe Bregun Perëndimor. “Kemi ndotje të ujit …dhe do të kemi shumë më tepër humbje ushqimore për shkak të temperaturave të larta. Do të kemi insekte, mushkonja dhe miza, dehidrim, goditje të nxehtësisë”.

    Pepperkorn tha se në Gaza, për shkak të kushteve të këqija të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, numri i rasteve të diarresë ishte 25 herë më i lartë se zakonisht. Sipas OBSH-së, uji i ndotur dhe higjiena e dobët janë të lidhura me sëmundje të tilla si kolera, diarreja dhe hepatiti A.

    OBSH nuk ka qenë në gjendje të kryejë evakuime mjekësore nga Gaza që nga mbyllja e vendkalimit Rafah në fillim të majit. Pepperkorn tha se rreth 10,000 pacientë duhet të largohen nga Gaza, gjysma e tyre vuajnë nga sëmundje të lidhura me luftën./a2

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Papa Françesku anuloi takimet e tij të planifikuara për të hënën për shkak të një gripi të lehtë, tha Vatikani në një...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se qytetarët duhet të jenë të qetë pasi ushtria filloi valën e saj më të...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar në Maqedoninë e Veriut rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm, njoftoi...
    Të tjera
    Lajme23 Shtator 2024
    hoqata “Organika” këtë të hëne, ka organizuar Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Bujqësi Organike, të titulluar “Sfidat dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike në...
    Lajme23 Shtator 2024
    Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Demush Krasniqi tha se ka porosi nga miqtë dhe shokët e tij që t’i përshëndeste...
    Lajme23 Shtator 2024
    Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi ka mbajtur sot konferencë për media para ministrisë së Arsimit, për faktin se...
    Lajme23 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti u takua dje me përfaqësues të shoqatave të diasporës sonë në Venecia të Italisë. Në bashkëbisedimin e tyre, u...
    Lajme23 Shtator 2024
    Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, ministrin e tanishëm të Financave, Hekuran Muratin, dhe deputetin Armend Muja. Bajrami...
    Lajme23 Shtator 2024
    Punëtorët e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, kanë protestuar sot me fillim nga ora 09:00, para administratës së këtij shërbimi. Protestua u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.