Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shënuar një rekord të ri në numrin e rasteve të koronavirusit të regjistruar në një ditë të vetme.
OBSH regjistroi 581 mijë e 679 raste në të gjithë botën gjatë 24 orëve të fundit.
Kjo shifër është mbi 24 000 njësi më shumë se shifra e fundit më e lartë ditore, e regjistruar më 31 tetor.
Më shumë se 48,5 milionë raste të infeksionit janë regjistruar në të gjithë botën që nga fillimi i shpërthimit të virusit në fund të vitit të kaluar.
Ekspertët presin që numri aktual i rasteve të jetë shumë më i lartë se numri zyrtar.