×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OBSH: Pse COVID-i po gjunjëzon Europën dhe jo Azinë

    FrontOnline
    22 Nëntor 2020

    Përfaqësuesi Special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për COVID-19, David Nabarro, parashikoi një valë të tretë pandemike në Europë në fillim të vitit 2021, sipas tij, nëse qeveritë përsërisin dështimin për të bërë atë që është e nevojshme për të parandaluar një valë të dytë të infeksionit.

    “Ata nuk ndërtuan infrastrukturën e nevojshme gjatë muajve të verës, e kjo pasi vunë nën kontroll valën e parë të infeksionit”, tha ai për mediat zvicerane.

    “Tani kemi një valë të dytë. Nëse ata nuk ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme, ne do të kemi një valë të tretë në fillim të vitit të ardhshëm,” paralajmëron Nabarro, një britanik që bëri fushatë për t’u bërë drejtori i përgjithshëm i OBSH në 2017, por që dështoi.

    Për pak kohë, Europa pati një rënie të shkallës së infeksionit dhe tani infeksioni është përhapur përsëri.

    Gjermania dhe Franca panë një rritje 33,000 të rasteve të shtunën, Zvicra dhe Austria kanë mijëra raste në ditë, ndërsa Turqia raportoi një rekord prej 5,532 raste të reja.

    Nabarro veçoi veprimin e Zvicrës për të lejuar ski me mbajtjen e detyrueshme të maskave në ashensorë – ndërsa vendet e tjera të Alpeve kanë mbyllur vendpushimet e skive.

    Ai tha se Zvicra mund të arrijë “një nivel shumë të lartë të sëmurësh dhe të vdekur”.

    “Sapo shkalla e infeksionit të zhduket, dhe ai (virusi) do të zhduken, atëherë ne mund të jemi aq të lirë sa të duam”, tha Nabarro për Solothurner Zeitung.

    “Por tani? A duhet të hapen vendpushimet e skive? Në cilat kushte?”, pyeti ai.

    Nabarro vlerësoi përgjigjet e vendeve aziatike, të tilla si Koreja e Jugut, ku shkalla e infeksionit është relativisht e ulët.

    “Njerëzit janë plotësisht të angazhuar, ata kanë pranuar sjellje që e bëjnë të vështirë përhapjen e virusit. Ata mbajnë një distancë, mbajnë maska, izolohen kur janë të sëmurë, lajnë duart dhe fytyrën. Ata mbrojnë grupet më të prekshme”, tha ai.

    Nabarro gjithashtu tha se Azia nuk i lehtësoi kufizimet shumë shpejt.

    “Duhet të presësh derisa numri i njerëzve të infektuar të bjerë dhe të mbetet i tillë. Reagimi i Europës nuk ishte i plotë”, shtoi ai.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar 14-vjeçarin i cili goditi për vdekje me thikë. “Ky shtetas, ditën e djeshme, në...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) njoftoi se rreth 100 kamionë me ndihma ushqimore u plaçkitën dhunshëm nga depot në Gaza....
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Presidenti rus, Vladimir Putin e ka ftuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për të vizituar Moskën më 25 maj të vitit tjetër, kur...
    Të tjera
    Vip19 Nëntor 2024
    Banori i Big Brother VIP Kosova, Driloni ka bërë një bisedë me Sarën, duke insistuar të dijë pëlqimet e saj. “E për...
    Vip19 Nëntor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Drenusha e ka këshilluar Arionin në lidhje me raportin e tij me Dianën. Ajo i ka...
    Vip19 Nëntor 2024
    Gjatë natës Prime, Driloni ka pasur një moment të qeshjes, gjë e cila u kritikua. Por, ai është shprehur i pakënaqur me...
    Vip19 Nëntor 2024
    Banori i Big Brother VIP Kosova, Arioni ka folur për lidhjen e tij me Dianën. Ai është shprehur se atë dhe Dianën...
    Vip19 Nëntor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë bërë bashkë pas spektaklit ‘Prime’ mbrëmë. Temë diskutimi mes tyre ishte ardhja e...
    Opinione19 Nëntor 2024
    Nga Mero Baze: Titulli origjinal: Albin Kurti u ka borxh shqiptarëve, heqjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare Albin Kurti mund ta...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.