Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon përdorimin e vaksínës së zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZenekës edhe në vendet që trajtojnë variante të reja të koronavírusit. Janë disa forma të reja të vírusit që duket se i bëjnë vaksínat më pak efektive.
OBSH-ja gjithashtu thotë se vaksína mund të përdoret te njerëzit që janë mbi 65 vjeç, gjë që disa vende kanë këshilluar kundër.
Ndarja në dy doza, siç po ndodh në Mbretërinë e Bashkuar, e bën vaksínën më efektive, këshillon OBSH-ja. Vaksína e Oksfordit shihet si vaksína për botën pasi është e lirë, mund të prodhohet në masë dhe të ruhet në një frigorifer standard.
Sidoqoftë, ajo ka ngjallur polemika në lidhje me efektivitetin e saj kundër varianteve të reja, nëse duhet të përdoret te të moshuarit dhe me sa ditë apo javë distancë duhet të bëhen dozat. Mungesa e të dhënave ka shkaktuar gjithë këto polemika.