Gjendja nga pandemia e Covid-19 në të gjithë botën është mjaft kritike dhe diçka të tillë e ka pohuar edhe kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.Në një konferencë të zhvilluar sot, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka treguar se hemisfera veriore po përballet me një situatë të keqe për shkak të pandemisë.
“Jemi në një situatë kritike për shkak të pandemisë së Covid-19, kryesisht në hemisferën veriore. Muajt e ardhshëm do të jenë mjaft të ashpër dhe disa vende janë në rrezik të madh“, mësohet të ketë thënë kreu i OBSH.
Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë thirrje drejtuesit e vendeve të prekura të ashpërsojnë masat anti-covid.Ai gjithashtu ka shtuar se disa shtete janë më të predispozuara të përballen me pandeminë, teksa ka ngritur shqetësimin se spitalet nuk do të kenë kapacitete për të përballuar të infektuari.