×
Shëndetësi

OBSH-ja ngre alarmin për një epidemi që po përhapet me shpejtësi

FrontOnline
06 Gusht 2024

OBSH-ja ka lëshuar një alarm epidemiologjik me rrezik të lartë për virusin Oropouche në Amerikën Latine. Midis 1 janarit dhe 30 korrikut 2024, u konfirmuan 8078 raste të infeksionit. Në Brazil numërohen 7284 raste, 356 në Bolivi, 290 në Peru dhe 74 në Kubë dhe Kolumbi. 65% e totalit u regjistrua në Amazonën braziliane. Megjithatë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, transmetimi i etheve Oropouche është regjistruar gjithashtu në 10 shtete braziliane jashtë rajonit të Amazonës. Midis tyre është shteti Bahia, ku u raportuan edhe dy vdekje.

Të dhënat u bënë publike nga OPS (Organizata Shëndetësore Panamerikane). Sipas ekspertëve, rreziku i lidhur me virusin Oropouche po rritet për shkak të ndryshimeve klimatike, shpyllëzimit të Amazonës, urbanizimit të pakontrolluar dhe aktiviteteve njerëzore që ndikojnë në habitatin natyror, duke favorizuar kështu përhapjen e patogjenit.

Çfarë është virusi Oropouche dhe cilat janë simptomat? Oropouche i përket grupit të arboviruseve, si dengoja, chikungunya dhe zika, dhe paraqet si simptoma si: ethet, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, si dhe marramendje, të dridhura, të përziera dhe të vjella./a2cnn

“Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
Nga Rubrika
Shëndetësi12 Gusht 2024
Ministria e Shëndetësisë ka dal me njoftim mbi temperaturat e larta që po mbizotërojnë mbi vendin tonë. Ministria thotë se në varësi...
Shëndetësi29 Qershor 2024
Lëkura e njeriut gjithmonë ndërrohet. Por kur ajo dëmtohet si pasojë e ekspozimit të gjatë në diell, pjesë të mëdha të saj...
Lajme07 Maj 2024
Nga fillimi i vitit 2024 e deri më sot në komunën e Malishevës janë regjistruar 170 raste të pickimit nga rriqrat. Lajmin...
Të tjera
Lajme07 Shtator 2024
Gjykata Themelore në Ferizaj përmes aktgjykimit të përpiluar më 16 korrik 2024 e ka dënuar me 1 mijë euro gjobë avokaten Emine...
Lajme07 Shtator 2024
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik, “shënoi një moment...
Lajme07 Shtator 2024
Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka ndarë mesazhin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, me rastin e përvjetorit...
Lajme07 Shtator 2024
Faqja e përfaqësisë së Ushtrisë së SHBA-së në NATO ka publikuar një njoftim për ushtarët-qytetarë amerikanë të cilët do të marrin rrugën...
Lajme07 Shtator 2024
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se nëpër kryeqytet janë duke u vendosur kontejnerë për grumbullimin e...
Bota/Rajoni07 Shtator 2024
Ministrisë palestineze të Shëndetësisë ka thënë se të paktën 61 palestinezë janë vrarë dhe 162 janë plagosur në Gaza në 48 orët...

FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.