×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OBSH: 37 milionë në botë me Covid-19

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Rastet e reja me Covid-19 në nivel global thyen për të tretë ditën radhazi rekordet e mëparshme, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

    Sipas faqes së saj të internetit, në të gjithë botën dje u regjistruan 383 359 infeksione të reja, thënë ndryshe 7,9% më shumë se një ditë më parë, kur ishin regjistruar 355 244 raste.

    Të enjten e kaluar u shënua një kulm i ri, me 343 467 infeksione.

    Siç dihet, dje, numri i rasteve në botë tejkaloi pragun prej 37 milionë dhe, sipas universitetit ”Johns Hopkins” aktualisht qëndron në 37 105 925, përfshirë 1 071 388 vdekje.

    Ndërkohë, Europa dje regjistroi rekordin e dytë rresht ditor të rasteve me koronavirus.

    Në 24 orët e fundit, ka pasur 123 684 infeksione, rreth 8.3% më shumë se rekordi i mëparshëm i 114 227 rasteve të regjistruara të premten e kaluar.

    Sipas përllogaritjeve të OBSH-së, numri i përgjithshëm i infeksioneve në Europë aktualisht është 6 809 678 persona.

    Përballë kësaj situate, OBSH u ka bërë thirrje shteteve që të rishikojnë masat kundër përhapjes së Covid-19.

    Sipas saj ”një rikthim në karantinë totale do të ishte shkatërrues jo vetëm për shoqërinë, por edhe për ekonominë e shteteve”.

    Ndërkohë, në një peticion të firmosur nga 6 500 shkencëtarë, thuhet se ”jemi shumë të shqetësuar për efektet e dëmshme në shëndetin fizik dhe mendor të shkaktuara nga politikat e miratuara nga qeveritë për Covid-19 dhe rekomandojmë një qasje që ne e quajmë ”mbrojtje e përqëndruar”.

    Ata kritikojnë lockdown-in dhe kërkojnë një mbrojtje për më të prekshmit duke i lënë të rinjtë të jetojnë normalisht për të fituar imunitet.

    ”Politikat aktuale të bllokimit po japin efekte shkatërruese në shëndetin publik, në planin afatshkurtër dhe afatgjatë. Gjetjet përfshijnë nivele më të ulëta të vaksinimit në fëmijëri, përkeqësim të rezultateve të sëmundjeve kardiovaskulare, më pak kontroll të kancerit dhe përkeqësim të shëndetit mendor”, shtojnë ata./ ATSH

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore. “Jam i emocionuar të shpall...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Rastet e fruthit janë rritur me më shumë se 200 për qind në rajonin evropian gjatë vitit të kaluar në mes të...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një urë në Krimenë e pushtuar nga Rusia është shembur “spontanisht”, duke dëmtuar shinat hekurudhore poshtë saj dhe duke lënë dy persona...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.