×
  • Lajme
  • Lajme

    O’Brien: Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj, veriu dhe kërcënimet me shkëputje në Bosnjë rrezik primar në rajon

    FrontOnline
    08 Korrik 2024

    Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien ka theksuar se në Ballkanin Perëndimor rrezik përbëjnë “betejat lokale” që kthehen në konflikt politik e që prekin të gjithë rajonin.

    I pyetur nga Tanjug se si e sheh situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, O’Brien ka theksuar se “rreziku primar është veriu i Kosovës dhe kërcënimi me shkëputje i një pjese të Bosnjë-e Hercegovinës.

    “KFOR-i si dhe EUFOR-i, janë aty për të parandaluar bandat e vogla lokale. Kemi bashkëpunim të mirë me Serbinë dhe autoritetet e Kosovës në përpjekje për t’i zgjidhur rreziqet e dhunës në veri dhe mendoj se kemi një shans për procese politike që do të adresojnë shkaqet e dhunës”, tha O’Brien.

    Mediumi serb ka pyetur diplomatin amerikan se “pse Kosovës i lejohet të blejë dronë kur sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së e vetmja forcë e armatosur që lejohet të operojë në Kosovë është KFOR-i”, e O’Brien thotë se Rezoluta 1244 krijoi një proces për të diskutuar për të ardhmen e Kosovës.

    “Ai proces çoi në pavarësinë e Kosovës. Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj pa rrezikuar fqinjët e saj. Në përgjithësi, është një hap përpara drejt stabilitetit në rajon dhe për këtë do të ketë mbështetjen e SHBA-së,” tha O’ Brien.

    Duke komentuar rreth bllokadës së dialogut dhe takimeve të fundit në Bruksel ( takimi Kurti -Vuçiq nuk ndodhi), dhe Asociacionit, O’Brien thotë se është e qartë se SHBA-të mbështesin formimin e Asociacionit.

    “Unë mendoj se janë rreth 400 asociacione në të gjithë Evropën dhe ky do të ishte ai model. Për sa i përket avancimit të dialogut, ne kemi mjete të tjera, siç është Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili synon forcimin e bashkëpunimit siç është lëvizja e njerëzve, mallrave dhe gjërave të tjera praktike, mendoj se kjo është gjëja kryesore që ne po fokusohemi në detajet që lidhen me dialogun, por në një rajon me 18 milionë banorë, ne duhet të gjejmë mënyra për të bashkëpunuar dhe për t’u ofruar njerëzve një gjë më të mirë. Kjo duhet të zgjidhë disa nga tensionet”, tha O’Brien.

    Duke folur për praninë e ministrit të Jashtëm serb Marko Gjuriq në darkën e organizuar nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken gjatë samitit të NATO-s, si dhe bashkëpunimin me Serbinë, O’Brien thekson se SHBA-të janë shumë të kënaqura me bashkëpunimin se Serbia ka marrë rrugën e saj drejt forcimit të forcave të saj të armatosura, por që SHBA beson se bashkëpunimi në fushën e sigurisë mund të kontribuojë në stabilitetin në rajon duke rritur transparencën dhe duke u siguruar që të mos ketë befasi nga formacionet paraushtarake dhe ushtarake.

    “Pra, ne jemi të inkurajuar nga kjo dhe ne mirëpresim Ministrin e Punëve të Jashtme i cili është këtu këtë javë. Mendoj se bashkëpunimi, mbështetja për Ukrainën është me rëndësi jetike. Ukraina qëndron për parimin bazë të integritetit territorial. Unë e di që presidenti Vuçiç flet në lidhje me këtë parim, ne nuk pajtohemi për disa nga aplikimet e tij, por në këtë kontekst, ajo që Serbia po bën duke vënë në dispozicion armët e saj duke ndihmuar Ukrainën të luftojë për një parim bazë të së drejtës ndërkombëtare, ne e mirëpresim atë”, tha O’Brien.

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i pavarur, Haki Abazi është shprehur se presidentja Vjosa Osmani, po shkon drejt përfundimit të karrierës së saj në politikë. Kjo...
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se një flirtim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinore dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Qeveria e Kosovës synon të zhvillojë rrjetin e...
    Të tjera
    Lajme20 Shtator 2024
    Përfaqësues të Listës Serbe janë pritur sot në një takim nga ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, ku thuhet se është biseduar për pozitën...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka shpërblyer me tender 2 milionë 149 mijë euro grupin e operatorëve ekonomik “N.T.P HAJDINI COMERC & BYLMETI –...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ushtarët nga Letonia të dislokuar me misionin e NATO-s, KFOR, kanë kryer një patrullë në Zubin Potok, ka bërë të ditur KFOR...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Një grua në Tiranë, dyshohet se tentoi të rrëmbente një 2-vjeçare. Sipas policisë, e dyshuara është identifikuar dhe arrestuar. Ndërkaq, ngjarja thuhet...
    Lajme20 Shtator 2024
    Nenad Radosavleviq, kryetari i parë i Leposaviqit në Kosovën e pasluftës, më 17 shtator ka bërë kallëzim penal ndaj kryetarit aktual të...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njofton se sot filluan rrugëtimin e tyre në Forcën e Sigurisë së Kosovës 20 kadetë të rinj,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.