Një person ka vdekur sot në vendin e tij të punës në fshatin Milloshevë. Policia e ka iniciuar rastin si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 13:30 policia është informuar se në Milloshevë ka humbur jetën një person. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar rastin “Asgjësim, dëmtim, ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Viktima R.C. është i moshës afro 60-vjeçare dhe ka punuar në një betonjerkë në Milloshevë.

Të tjera
-
13:23 | 26 Shkurt 2021
-
13:18 | 26 Shkurt 2021
-
13:16 | 26 Shkurt 2021
-
13:08 | 26 Shkurt 2021
-
13:04 | 26 Shkurt 2021
-
12:54 | 26 Shkurt 2021
-
Vip/Kultura“Bahari” kujton serialin “Më fal”12:47 | 26 Shkurt 2021
-
12:46 | 26 Shkurt 2021
-
12:44 | 26 Shkurt 2021
-
12:43 | 26 Shkurt 2021
-
12:38 | 26 Shkurt 2021
-
12:38 | 26 Shkurt 2021