×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Obama: Amerikanët të mbrojnë vlerat demokratike nga politika e Trump

    FrontOnline
    05 Prill 2025

    Ish-presidenti Barack Obama ka bërë thirrje për mbrojtjen e vlerave demokratike dhe kundërshtimin e politikave të presidentit Donald Trump, duke paralajmëruar amerikanët që të jenë të gatshëm të “sakrifikojnë” për të mbrojtur lirinë dhe drejtësinë sociale.

    Gjatë një fjalimi në Kolegjin Hamilton në Nju Jork, Obama theksoi se është e rëndësishme që qytetarët dhe institucione të ndryshme të qëndrojnë të fortë përballë axhendës politike të Trump dhe të sigurojnë që të drejtat demokratike të mbrohen

    Gjatë një fjalimi në Kolegjin Hamilton në Nju Jork, Obama theksoi se është e rëndësishme që qytetarët dhe institucione të ndryshme të qëndrojnë të fortë përballë axhendës politike të Trump dhe të sigurojnë që të drejtat demokratike të mbrohen.

    Ka qenë e lehtë të thuash se je një progresist ose se je për drejtësinë sociale, por tani do të duhet të paguash një çmim për këtë”, tha Obama, duke theksuar nevojën për angazhim dhe sakrificë për të ruajtur vlerat demokratike.

    Ish-presidenti shprehu shqetësimin e tij për tentativat e administratës Trump për të ndryshuar rendin ndërkombëtar dhe për të minuar lirinë e fjalës dhe sundimin e ligjit brenda SHBA.

    Obama kritikoi politikat ekonomike të Trump, veçanërisht tarifat e reja, por gjithashtu theksoi shqetësimin e tij më të thellë për kërcënimet ndaj universiteteve që ushtrojnë të drejtën e fjalës së lirë. Ai iu referua veprimeve të administratës Trump për të tërhequr financimet federale nga universitetet që mbështesin diversitetin dhe lirinë akademike, duke paralajmëruar se studentët dhe shkollat duhet të jenë të gatshëm të mbrojnë vlerat e tyre, edhe nëse kjo do të sillte humbjen e fondeve federale.

    “Na takon të gjithë ne ta rregullojmë këtë,” tha Obama, duke inkurajuar qytetarët të thonë “Jo, kjo nuk është e drejtë” dhe të veprojnë për të mbrojtur demokracinë dhe të drejtat e individëve.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Kryeministri britanik Keir Starmer tha se legjislacioni i urgjencës po kthehet pas një dekade rënieje. Në një deklaratë të lëshuar, pasi oferta...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Shqipëria e ka braktisur kryeministrin Edi Rama në prag të zgjedhjeve të 11 majit,...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Një avion i vogël me dy persona në bord është përplasur në një park pushimesh në Ishullin e Uajtit, kanë bërë të...
    Të tjera
    Lajme13 Prill 2025
    Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Ndërkaq, vranësira parashihen rreth relievit malor. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Kryeministri britanik Keir Starmer tha se legjislacioni i urgjencës po kthehet pas një dekade rënieje. Në një deklaratë të lëshuar, pasi oferta...
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka reaguar në lidhje me njohjen e Kosovës nga Sudani, duke vlerësuar se kjo njohje e...
    Vip12 Prill 2025
    Danja është banorja e parë që ka lënë shtëpinë në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4. Ajo ishte në nominim me...
    Lajme12 Prill 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e shtetit të Sudanit për të njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Siç shkruan...
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar me një koment ironik lidhur me lajmin për dy njohjet e reja të Kenisë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.