×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    OAK i drejtohet deputetëve: Bashkohuni për mbijetesën e biznesit dhe qytetarëve

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Partitë politike që përfaqësohen në Parlament të unifikohen në shqyrtimin e kërkesave urgjente drejtuar Qeverisë dhe deputeteve në mënyrë që bizneset sado pak të arrinë të mbajnë punëtoret në vendet e tyre të punës , u tha sot në takimin e mbajtur të OAK-së me bizneset.

    Temë kryesore përgjatë gjithë takimit ishte mos kalimi i Pakos së Rimëkëmbjes dhe mosshqyrtimi i kërkesave të bizneseve drejtuar Qeverisë dhe deputetëve, si dhe vështirësitë të cilat janë krijuar për sektorin privat si pasojë e pandemisë dhe reagimet tona karshi situatës aktuale.

    Bzineset kërkojnë që të merren parasysh kërkesat e tyre dhe partitë politike të unifikohen me qëllim që sa më parë të kalohet pakoja për rimëkëmbje ekonomike, e modifikuar me kërkesat e bizneseve dhe grupeve parlamentare.

    Mosmarrja parasysh e kërkesave të bizneseve dhe punëtoreve, duke i mbylluar ato dhe mospërkrahur, injorimi i vazhdueshem i kërkesave nga ana e deputeteve të Parlametit që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që vendet e rajonit kanë ndryshuar me dhjetra ligje dhe kanë kaluar disa pako, i ka indinjuar në masë të madhe bizneset të cilat kërkojnë që në mënyrë urgjente, deputetet t’i shqyrtojnë kërkesat e tyre.

    Bizneset kërkuan takim urgjent me shefat e grupeve parlamentare, në mënyrë që edhe njëherë të i’u sqarohen kërkesat e bizneseve dhe të kaloj pakoja në Parlament.

    Rikujtojmë se këto kërkesa OAK, i ka adresuar tash e disa herë si në Qeveri, ashtu edhe në institucionet e tjera përkatëse, perfshirë Parlamentin, mirëpo që të njëjtat nuk janë marrë parasysh.

    Në rast se nuk do të merren parasysh këto kërkesa, bizneset bëjnë të ditur se nuk do të rrinë duarkryq dhe do të reagojnë me të gjitha kapacitet e tyre.

    Përmes kësaj komunikate, bizneset njoftojnë se nese nuk merren parasysh kërkesat e tyre, përgjegjesia do të bie mbi deputetet dhe çdo minutë i kaluar nënkupton largim të punëtoreve nga puna dhe rënie drastike e të hyrave të bizneseve dhe taksave.

    Pas këtij takimi, OAK ka ftuar shefat e grupeve parlamentare në takim urgjent, nesër në orën 09:00, në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Shumë marrëveshje ndërkombëtare, shumica prej tyre financiare kanë mbetur të bllokuara pasi nuk kanë arritur të ratifikohen në Kuvendin e Kosovës dhe...
    Lajme08 Janar 2025
    Policia e ka realizuar edhe një tjetër bastisje në veri të Mitrovicës. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton...
    Lajme08 Janar 2025
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka komentuar në lidhje me stabilitetin e urës së Badovcit, duke e cilësuar atë si një strukturë...
    Vip08 Janar 2025
    Gjesti mbrëmë (e martë) i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Ai trazoi ujërat me të hyrë...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Deputetë të Parlamentit Evropian kanë kritikuar ekzekutivin e BE-së për “vonesë të madhe” në zbatimin e një ligji të rëndësishëm që synon...
    Vip08 Janar 2025
    Xuxi ka akuzuar Drilonin se përdorë hapa për qetësim, dhe mungesës së emocioneve. Këtë deklaratë ai ia kishte thënë Xhenetës e cila...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.