×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    OAEK: Kosova të rris investimet në sektorin kibernetik dhe mbrojtjen e të dhënave

    FrontOnline
    30 Tetor 2020

    Rreziqet kibernetike ndikojnë në mundësitë për të operuar, reputacionin, dhe madje edhe vetë ekzistencën e bizneseve. Sektori privat duhet t’i kushtojë rëndësi të veçantë hartimit dhe përmbushjes së praktikave për siguri kibernetike, ruajtjes së të dhënave të klientëve, pronës intelektuale, si dhe infrastrukturës kritike. Këto, ndër të tjera, u thanë gjatë një punëtorie të organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ku u diskutua mbi mbrojtjen e të dhënave, shitësit e besueshëm, sigurinë kibernetike dhe privatësinë e informacionit.

    Valerie Tucker, zyrtare për ekonomi në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, njëherit edhe moderatore e punëtorisë, tha se me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit për Rrjetin 5G në mes të Kosovës dhe SHBA-së, Kosova ka marrë një hap shumë të rëndësishëm drejt ruajtjes së sigurisë kombëtare, të drejtave të njeriut, pronës intelektuale dhe të dhënave personale, sot dhe në të ardhmen.

    Agim Bekaj, përfaqësues i Kosovës në kompaninë amerikane Microsoft, potencoi se në aspektin kibernetik njëri nga problemet më të mëdha në vend është shkalla e lartë e piratësisë si dhe përdorimi i softuerëve të jashtëligjshëm. Sipas tij, Microsoft, duke përcjellë transformimin digjital të proceseve arsimore, i është përkushtuar mbrojtjes së fëmijëve dhe të dhënave të tyre duke ofruar një platformë të sigurtë dhe pa pagesë për vijimin e mësimeve.

    Ai theksoi se një ndër mënyrat më efikase për të shmangur sulmet kibernetike është investimi në mbrojtjen e identitetit dhe të dhënave, ndërsa u bëri thirrje bizneseve për të shfrytëzuar shërbimet cloud.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Rovena i ka treguar Drenushës se me çfarë ëndrre u zgjua sot ajo. “Sot...
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti i ka reaguar Rovenës, pasi kanë diskutuar për lojën e Drilonit, ku më pas kjo e fundit i doli në mbrojtje....
    Vip10 Janar 2025
    Xuxi ka nisur mëngjesit e sotëm me një “Prince Caffe” dhe një kroasant nga “Mondo”, ku po i shijonte në prani të...
    Vip10 Janar 2025
    Banorët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Driloni dhe Sara kanë folur rreth finalistëve, dhe kush e meriton finalen....
    Vip10 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të madhe në vend, Sara dhe Driloni kanë diskutuar gjerë e gjatë mbrëmë vonë. Ishte Driloni ai që...
    Vip10 Janar 2025
    Driloni dhe Sara kanë vijuar diskutimin e tyre në raport me marrëdhënien e tyre si dhe pyetjen e publikut, e cila i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.