Një video e një plaku kosovar teksa detyrohet të flasë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është publikuar së fundmi nëpër media.
Në këto pamje shihet një plak kosovar teksa detyrohet nga një burrë theksi i të cilit vërehet se nuk është shqiptar, të dëshmojë gjëra kundër UÇK-së.
I sikletosur nga ato që duhet t’i thotë kundër ushtrisë së Kosovës, plaku rënkon rëndë “o shkova nënë bre”.
Video nuk dihet saktë se ku është bërë, por në gjuhë të paqartë, plaku përmend Reçakun.
“Hajt hajt ti fol, në Reçak…”, dëgjohet dikush duke i treguar çka të flasë.
“Në Reçak ka, nja 40, po s’ka bre nuk jon kanë… sa me thanë? …Shumë jon more”, dëgjohet duke thënë plaku.
Derisa ata që e shtyjnë të flasë, i tregojnë edhe çka të thotë.
“Trego bre, 50, 60 me uniformë, pa uniformë…”, dëgjohet një burrë duke i thënë plakut.
Njeriu që e detyron atë të dëshmonte kundër UÇK-së ishte zyrtar serb.