Efi dhe Luizi në spektaklin e djeshëm u izoluan nga “Vëllai i Madh” në një dhomë në shtëpi, duke mos pasur asnjë kontakt me banorët e tjerë.
Ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP” mbërriti një zarf i bardhë. Banorët u vendosën përpara një zgjedhjeje. Vëllai i Madh ju la në dorë për të nxjerrë nga dhoma e izolimit Efin me Luizin në këmbim të 10 mijë eurove, pra ata do të humbin 10 mijë euro nga çmimi i madh nëse i nxjerrin.
Olta, Tea, Dea, Amos dhe Xhonatani votuan me “Jo”, ndërsa pjesa tjetër thanë “Po, le të dalin”. Kiara ishte një ndër banoret e cila tha menjëherë “Po”.
Shumica e banorëve votoi për “Po” duke nxehur Oltën. “Nga njëra anë nuk e doni Luizin dhe e nominoni, nga ana tjetër humbni 10 mijë euro që ta nxirrni nga aty”, u shpreh aktorja e revoltuar.