×
  • Lajme
  • Lajme

    Nxënësja e ngacmon ish-profesorin, avokati: Është e fiksuar pas tij

    FrontOnline
    15 Shtator 2021

    Sot në degën e Gjykatës Themelore në Suharekë është mbajtur një seancë gjyqësore ku është trajtuar rasti i ngacmimit nga një nxënëse për ish-profesorin e saj – rast i cili është duke u trajtuar që nga viti 2018.

    Avokati i palës së dëmtuar, që në këtë rast është profesori, Ruzhdi Gashi, ka thënë se ish-nxënësja e shqetëson ish-profesorin dhe është e fiksuar me të.

    “Objekt i çështjes është ngacmim nga ana e një femre për një profesor të nderuar dhe të respektuar. I dëmtuari që e përfaqësoj unë është ngacmuar nga një femër, ish-nxënëse e tij para 5-6 vjetësh. I ka dhënë mësim dy ose tre muaj dhe ajo shkon te vendi i punës, në rrugë, në shtëpi ose kudo që është diku. I çon mesazhe në Facebook, Instagram dhe rrjete të tjera sociale. E shqetëson me pretendimin që “unë të dua” dhe asgjë tjetër”.

    “E kam pyetur profesorin nëse ka pasë ngacmim, joshje ose lidhje me të të mëhershmë që e ka nxitur femrën. Ai deklaron se nuk ka pasë absolutisht asgjë më herët, por asaj i është fiksuar dhe i shkon pas dhe e shqetëson. Për ta vërtetuar këtë që e thotë pala e dëmtuar edhe vetë e akuzuara nuk deklaron asgjë tjetër pos asaj që thotë ‘Unë e dua’. Edhe në deklaratat që ka dhënë në polici, prokurori dhe gjykatë nuk thotë se ka pasë ngacmim ose joshje”.

    Gashi, në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë se vajza është dënuar një herë, por e njëjta e ka përsëritur veprën penale.

    “Ajo në gjykatë e pranoj fajin, por nuk heq dorë nga veprimet e saj që shqetësojnë vazhdimisht. Nga biseda që pata me profesorin del se vitin e fundit i ka më të rralla shqetësimet. Ndoshta edhe me vendimin e gjykatës do ta kuptojë që dashuria nuk bëhet me zor. Mendoj që ka një fiksim për arsye të shumta që unë nuk jam profesionalisht i lëmisë për t’i shpjeguar”.

    Avokati i palës së dëmtuar në këtë proces gjyqësor ka thënë se pala e akuzuar i është nënshtruar edhe një ekzamiminimi mjekësor i cili ka rezultuar të jetë në rregull.

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi Zeqiri. Në...
    Lajme26 Prill 2024
    Në Bruksel gjatë ditës së djeshme ka përfunduar pa marrëveshje edhe një rund i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh....
    Lajme26 Prill 2024
    Ka filluar të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin-Potokut. Në seancë po merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.