Nesër nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë do t’u rikthehen bankave shkollore.
Njoftimi u bë i ditur nga Komuna e Kamenicës, ku thonë se nesër në këtë shkollë ndërpritet mësimi online dhe fillon mësim i rregullt.
Njoftimi i plotë:
Nga nesër ndërpritet mësimi online dhe fillon mësim i rregullt në shkollën “Dëshmorët e Kombit”
Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, ka marrë vendim që të ndërpritet mësimi online në shkollën “Dëshmorët e Kombit”.
Me anë të këtij vendimi mësimi i rregullt në këtë shkollë do të filloj prej datës 03.02.2021.
Ju falemnderit për mirëkuptimin!