Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, njoftoi se tani e tutje klasat parafillore deri në të pestën, do të kenë shujta ditore.
Ata do të kenë kifle të llojeve të ndryshme çdo ditë me nga një qumësht një herë në javë.
Postimi i plotë:
???? ???̈ ??????? ? ??̈???????? – ??????̈ ??̈????̈? ????̈ ?? ??̈ ????̈ ?????? ?????? ??̈ ???????? ? ????!
Së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi sot ishim në shkollat fillore “Haziz Tola” në Prizren, “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur dhe “Meto Bajraktari” në Reçanë, për t’i shpërndarë shujtat e para për nxënësit e klasave parafillore dhe të klasave 1-5.
Jam shumë i lumtur kur pashë buzëqeshjen në fytyrën e fëmijëve tanë, gjatë shpërndarjes së shujtave, që do të përfshijnë:
Kifle të llojeve të ndryshme, me paketime higjienike për 5 ditë të javës dhe
Nga një qumësht një herë në javë.
Ky projekt shumë i rëndësishëm, të cilin ua pata premtuar prindërve dhe fëmijëve tanë, do të jetë një lehtësim ekonomik për prindërit si dhe barazi sociale për 13,036 nxënës deri në klasën e pestë, në secilën shkollë të komunës sonë!
Ne do të vazhdojmë të punojmë në të mirën e qytetarëve, e në veçanti të fëmijëve, të cilët janë bazamenti i një të ardhmeje të ndritur për shtetin tonë!/FrontOnline