Sonte do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Chelseat.
Ndeshja në fjalë do të luhet në “Estadio de Dragao”, në Porto të Portugalisë, shkruan FrontOnline.
Në mëngjesin e sotëm ka pasur trazira në rrugët e qytetit portugez.
Kjo pasi që tifozët e të dyja skuadrave janë përplasur mes vete.
Në këtë situatë ka ndikuar dhe konsumi i tepër i alkoit duke bërë që gjërat të dalin jashtë kontrollit.
Në pamjet e postuara në rrjetet sociale shikohet se si tifozët godasin njëri-tjetrin, ku disa prej tyre janë të gjakosur./FrontOnline/