Një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me bashkëshortin e saj ishte sulmuar fizikisht nga prindërit dhe motra e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:10, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, të dyshuarit janë arrestuar nga policia.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me bashkëshortin e saj ishte sulmuar fizikisht nga dy prindërit dhe motra e tij. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull të dy kosovarë, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.