Një nuse nga Podujeva ka njoftuar policinë se vjehrri ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është liuar.
“Podujevë, 25.12.2022 – 12:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (vjehrri i saj) është duke ushtruar dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.