Nol Nushi nga PSD, ka komentuar zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se ky subjekt nga përshtatjet drejt Hashim Thaçit, tashmë po kalon në të Albin Kurtit.
Sipas tij kjo meqë dikur strukturat, zgjidheshin për t’ju përshtatur Thaçit, ndërsa tani po zgjidhen për t’ju përshtatur Kurtit.
Postimi i tij:
”From LDK e Hashimit to LDK e Albinit real quick!
LDK vërtetë po reformohet. Dikur strukturat zgjidheshin për t’iu përshtatur Thaqit, sot po zgjidhen për t’iu përshtatur Kultit.
100.000 votuesit e zgjedhjeve të fundit të LDK, e kanë votu partinë përkundër presionit popullist. Sot në struktura të larta të partisë, ata kanë zgjedhur njerëz pishmonli.
Pra ata janë pishman që e kanë prishur qeverinë, pishman që nuk e kanë mbajtur Vjosën ndonëse ajo nuk e përfillte partinë.
Nëse fillon me bo reformë duke mendu si me i joshë votuesit e një partie tjetër (VV), është më mirë me u shkri qysh tash, sepse fundi do të jetë edhe me i keq se në zgjedhjet e fundit.
Pushtetetpopulliste e autoritare luftohen me përballje, jo me përshtatje. Përshtatja të bën instrument të pushtetit rrjedhimisht e humb subjektivitetin”.