Ai ka thënë se nuk ka më kthim mbrapa dhe se duhet të dilet me një strategji të re në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.
“Karantina nuk kthehet. Kjo është më e rëndësishmja. Ne dje pasdite kemi pasur takim edhe me kryeministrin, zotëri Hotin, ku e kemi diskutuar këtë çështje edhe nuk jemi të interesuar që të kthejmë karantinën dhe me u kthye mbrapa. Kjo nga një arsye shumë e thjeshtë, jemi duke u ballafaquar me probleme shumë të mëdha shëndetësore ku e kemi problematikën shëndetësore të madhe, ekonomike tashmë e kemi edhe problematikën aktuale politike e cila është rënduar në Republikën e Kosovës. Tash në qoftë se e kthejmë edhe karantinën ndaj qytetarëve do të ishte shumë e pa drejt. Nuk kemi arsye për me e kthye karantinën”, ka thënë Nushi.
Nushi ka bërë të ditur se duhet të ndryshohet qasja ndaj pandemisë me COVID-19.
Nushi ka bërë të ditur se kanë kërkuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës që të bëhet decentralizimi i testimeve për koronavirus pasi që siç theksoi ai, Komuna e Prishtinës ka 16 laboratorë në Qendrat e Mjekësisë Familjare.
Nushi ka bërë të ditur se ky propozim i Komunës së Prishtinës ka marrë pëlqimin e këtyre tre institucioneve.
“E kemi diskutuar si çështje dhe e kemi marrë një lloj aprovimi ose pëlqimi nga ana e kryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë edhe nga ana e IKSHPK-së. Po ju rikujtoj Komuna e Prishtinës i ka 16 laboratore, i kemi laborantët e aftë për me e krye këtë punë. Kjo thjeshtë është një analizë të cilën secili prej nesh e ka bërë deri më tash, do me thënë s’po besoj që dikush që nuk i ka bërë këto analiza. Pse mos t’i bëjmë. Pse mos t’i angazhojmë do me thënë këto 16 laboratore. Kjo është çështja e dytë e kësaj pakos që e kemi propozuar prej tetë pikësh. Do me thënë, decentralizimi i testimeve. Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë merren mostrat por nuk bëhen analizat dhe ato dërgohen në IKSHPK ose në Klinikën Infektive dhe Klinika Infektive i përfundon testimet. Ne jemi duke kërkuar që bëhet decentralizimi, t’ju jepet mundësia edhe QMF-ve por edhe klinikave private të licencohen shpejt e shpejt për këtë lloj të testimeve dhe të krijojmë testime masive dhe qytetarëve t’ua heqim brengën dhe të mos rrinë vetëm para televizorit dhe vetëm në mbrëmje të kuptojnë cili numër po del. Edhe e kemi pikën e tretë që është prapë me rëndësi shumë. Me rastin e decentralizimit nuk kemi nevojë të mbingarkojmë QKUK-në këtu sepse jemi veç në situatë kur gati se janë të mbingarkuara. Edhe mbi ngarkesa dhe kapaciteti i tyre me shtretër por edhe kapaciteti me burime njerëzore të tyre është maksimal. Kemi punëtor që ndoshta që dy javë, po flas për Klinikë Infektive dhe IKSHPK që nuk e kanë vizituar familje dhe është pak jo korrekte nga ana jonë si institucione që mos me ju dalë në ndihmë”, theksoi Nushi për lajmi.net.
Më poshtë ju sjellim intervistën e plotë me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi.