×
  • Lajme
  • Lajme

    Numri i ushtarëve të lënduar të KFOR-it në veri arrin në 30

    FrontOnline
    30 Maj 2023

    KFOR-i ka njoftuar se numri i paqeruajtësve të lënduar gjatë dhunës së paprovokuar të djeshme në komunën e Zveçanit është 30.

    “11 ushtarë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez kanë pësuar lëndime të shumta, duke përfshirë thyerje dhe djegie nga mjetet ndezëse shpërthyese të improvizuara. Tre ushtarë hungarezë u lënduan nga përdorimi i armëve të zjarrit. Lëndimet e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

    Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO, ka shtuar praninë e tij në katër komunat e veriut të Kosovës për të zvogëluar rrezikun e përshkallëzimit, pasi kryetarët e sapozgjedhur të komunave u përpoqën të marrin detyrën.

    “Trupat e KFOR-it u sulmuan më pas nga turma gjithnjë e më agresive. KFOR-i gjithmonë vepron me vendosmëri dhe përmbajtje, brenda Rregullave strikte të Angazhimit (ROE). Në këtë rast, ajo iu përgjigj sulmeve të paprovokuara të një turme të dhunshme dhe të rrezikshme, ndërkohë që kreu mandatin e saj në OKB në mënyrë të paanshme”, thuhet tutje në deklaratën e këtij misioni.

    “KFOR-i do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”, thuhet në fund të njoftimit.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur vendimin për rastin e njohur si ‘Veteranët’. Në këtë rast, për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen...
    Lajme14 Korrik 2025
    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka pezulluar nga detyra pesë zyrtarë korrektues, pasi ka pranuar raportin nga organet...
    Lajme14 Korrik 2025
    Profesori Arsim Bajrami, në një konferencë për media në kuadër të platformës “Liria ka emër”. Ai në këtë konferencë deklaroi se qytetarët...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë shtetase të huaja, të dyshuara për marrje me prostitucion. Ato janë arrestuar në kuadër të planit...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Një 17-vjeçare është nxituar në spitalin e Vlorës me plagë të shkaktuar nga armë zjarri. Mësohet se e kanë shoqëruar vetë familjarët...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Një 36-vjeçar nga Kosova dhe një i akuzuar i dytë, 33-vjeçar me shtetësi të dyfishtë zvicerano-maqedonase e Veriut, ranë në prangat e...
    Kronika14 Korrik 2025
    Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 681 gjoba dhe ka pezulluar 20 patentë...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Kryeministri shqiptar, Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një takim me deputetët dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës, ku komentoi aksionin e...
    Vip14 Korrik 2025
    Ditën e shtune, Engjëllusha dhe Mërgimi jetuan një nga momentet më të bukura të jetës së tyre. Çifti kurorëzoi dashurinë tre vjeçare...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.