×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Numri i refugjatëve në Gjermani arrin 3.5 milionë vetë

    FrontOnline
    20 Shtator 2024

    Numri i refugjatëve që jetojnë në Gjermani ka arritur një nivel të ri prej 3.48 milionë vetësh. Pak më shumë se një milion vetë vijnë vetëm nga Ukraina. Si rrjedhojë, refugjatët përfaqësojnë 4% të popullsisë.

    Sot në Gjermani jetojnë më shumë refugjatë se kurrë. Sipas gazetës Neue Osnabrücker Zeitung, e cila citon përgjigjen e qeverisë gjermane ndaj një pyetjeje të Partisë E Majta, në fund të gjysmës së parë të vitit 2024 në Gjermani ndodheshin rreth 3.48 milionë refugjatë. Sipas kësaj shifre, në Gjermani, në 2024-ën në Gjermani jetojnë 60.000 refugjatë më shumë se në fund të vitit 2023. Ky është dhe numri më i lartë që nga vitet 1950.

    Kjo shifër përfshin të gjithë njerëzit, pavarësisht nga leja e tyre e qëndrimit, të cilët aktualisht kërkojnë mbrojtje në Gjermani për arsye humanitare, nga azilkërkuesit deri te refugjatët e njohur apo personat e toleruar. Nga 3.48 milionë refugjatë, rreth 1.18 milionë ishin vetëm refugjatë ukrainas.

    Më pak njerëz u detyruan të largoheshin nga Gjermania

    Për shkak të dëbimeve dhe largimeve, numri i personave në Gjermani që detyrohen të largohen nga vendi është në rënie, vijon raporti. Në mesin e vitit 2024, statistikat regjistruan 226.882 persona të detyruar të largoheshin nga Gjermania, 15.760 më pak se në fund të vitit 2023.

    Clara Bünger, zëdhënëse e politikës së refugjatëve për grupin e Majtë në Bundestag, kritikoi debatin e imigracionit në Gjermani në dritën e këtyre shifrave. “Në Gjermani aktualisht jetojnë pothuajse 3.5 milionë refugjatë, shumë prej të cilëve kanë qenë këtu për dekada; kjo është vetëm katër përqind e popullsisë,” i tha Bünger gazetës./DW

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do të presë një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor në...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Udhëheqës nga mbarë bota do të marrin pjesë në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara që fillon punimet këtë të diele në...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Në epiqendër të mediave greke orët e fundit ka qenë një ngjarje serioze ndaj një nxënëse 10 vjeçe me origjinë shqiptare që...
    Të tjera
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka reaguar ashpër pas intervistimit të koordinatores për Komitete në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV),...
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Artan Abrashi, ka kritikuar Prokurorinë Speciale pas intervistimit të Dejona Mihalit, koordinatores për Komitete në LVV, si...
    Lajme20 Shtator 2024
    Gjatë vikendit në Kosovë, pritet të mbajë mot me diell, por dhe me vranësira. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do...
    Lajme20 Shtator 2024
    Është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK)....
    Lajme20 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha Qeveria e Kosovës po punon drejt zhbllokimit të CEFTA-s si mekanizëm i rëndësishëm në...
    Lajme20 Shtator 2024
    Pesë kryetarë të komunave që udhëhiqen nga AAK do të jenë kandidatë për deputet në zgjedhjet parlamentare në vitin 2025. Ardian Gjini, Smajl...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.