Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tani ka bërë numërimin e 7.127 votave (3.84%) nga 185.635 sa janë gjithsej në Komunën e Prishtinës.
Sipas faqes zyrtare të KQZ-së, nga numërimi i këtyre votave, Lëvizja Vetëvendosje prin dukshëm me 62,12%.
Pastaj pason Lidhja Demokratike e Kosovës me 19,98% dhe Partia Demokratike e Kosovës me 10,42%.