Deri në ora 19:00 numër i madh i qytetarëve pavarësisht motit sfidues dhe situatës me pandeminë COVID-19, zgjodhën që të dalin në zgjedhje.
Kësisoj pas mbylljes së vendvotimeve, Komisioni Qendror Zgjedhor ka filluar me numërimin e votave të dala nga këto zgjedhje.
Deri më tani KQZ ka arritur të numëroj 700 mijë e 70 vota, ku prinë Lëvizja Vetëvendosje me 47.81 përqind të votave.
Si parti e dytë nga rezultatet e deritanishme renditet Partia Demokratike e Kosovës, me kandidatin e saj, Enver Hoxhaj si dhe parti e tretë Lidhja Demokratike e Kosovës.
PDK tani për tani ka 17.32%, kurse LDK ka 13.37 përqind.