Ministri në detyrë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, se brenda 24 orëve të fundit kanë arritur numër rekord të testimit që nga fillimi i pandemisë dhe se nuk ka humbur jetën në betejën me COVID-19 asnjë qytetar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.031 testime dhe nga këto monstra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Postimi i plotë i Zemajt:
Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje vetëm 8.1%, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid 19.
Përgëzoj për punën e palodhshme Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në tërë Republikën e Kosovës!
Të dashur qytetarë, kjo situatë e kontrolluar epidemiologjike është arritur falë bashkëpunimit të të gjithëve.
Respektoni rekomandimet anti Covid.
Numër rekord i testimeve në 24 orët e fundit, Zemaj tregon rezultatetBashkë ia dalim!