Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se përveç në raste urgjente, Drejtoria e Urbanizmit do të jetë e mbyllur.
Ky vendim sipas Ahmetit vjen si pasojë e numrit të lartë të zyrtarëve që janë infektuar me COVID-19.
“Njoftohen qytetarët se gjatë kësaj jave, Drejtoria e Urbanizmit do të jetë e mbyllur, përvec për raste urgjente. Kjo për shkak të numrit të lartë të zyrtarëve që kanë rezultuar pozitiv ose janë me simptome. Ju falënderojmë për mirëkuptim”, ka shkruar Ahmeti.