Simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalur për të festuar në komunën e Gjilanit.
Qytetarë që janë simpatizantë të VV’së janë mbledhur në qendrën e qytetit në numër të madh ku sipas pamjeve nuk po zbatohen masat kundër pandemisë.
Anëtarja e VV’së, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka bërë thirrje që njerëzit të mos mbledhen në sheshe por të festojnë në shtëpi shkaku i pandemisë.
Lëvizja Vetëvendosje është duke pri bindshëm në komunën e Gjilanit nga votimet e para që janë duke u publikuar në uebfaqen zyrtare të KQZ’së.
Vetëvendosje është e para me 62, 27 për qind, LDK’ja e dyta me 16,26 për qind dhe PDK’ja me 13,70 për qind.