Ish Ministri i Shëndetësisë dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Numan Baliq, ka thënë se Duda Balje dhe Emilja Rexhepi nuk mund të përfaqësojnë komunitetin boshnjak në Kosovë.
“Duda Balje është grua që është gorane, jo boshnjake, vajza e Jasmidin Koska, që ka bashkëpunuar me forcat serbe. Ka pasë uniformë paraushtarake. Ai ka punuar bashkë me ta dhe në luftë kanë vrarë shqiptarë”, ka thënë Baliq në Klan Kosova.
“Nuk kemi përkrahë Duda Baljen dhe Emilja Rexhepi për arsye etnike, patriotike, linguistike. Ato nuk mund t’i përfaqësojnë boshanjët. Ajo [Balje] është gorane që ka lindur në Novi Sad, ëstë rritur në Serbi, është ushqyer me gji serbësh”.
Njëjtë Baliq është shprehur edhe për babain e Emilja Rexhepi, e cila tash është zëvendëskryeministre në Qeverinë e Kosovë.
“Bejdain Dani, babai i Emilja Rexhepit ka qenë komandant i shtabit territorial për Prizren. Ai ka rekrutuar tërbeshë dhe goranë që të luftojnë kundër shqiptarëve në Koshare”.
Baliq ka thënë se ka pasur bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje për të hyrë në listën e tyre për zgjedhjet e përgjithshme, por që ka thënë në fund “u tradhëtua”.