Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi thotë se PDK ka votë vetëm për propozimin e tyre për President.
Këtë ai e tha kur i reagoi deputetes së AAK-së Time Kadrijaj e cila thotë se për ta bërë Ramush Haradinajn president kanë kërkuar përkrahjen e themeluesve të PDK-së.
Bytyçi shkruan se tre prej themeluesve të PDK-së janë në Hagë dhe se kryetari në detyrë flet në emër të PDK-së.
Ky është postimi i tij plotë:
Time Kadrijaj paska thënë se ata i paskan kërkuar përkrahjen e themeluesve të PDK-së për kandidatin e tyre për President.
Koment:
Tre prej themeluesve të PDK-se gjinden në Hagë, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka kryetarin e saj në detyrë, e ai është z. Enver Hoxhaj.
Si i tillë z. Hoxhaj flet në emër të PDK-së, e ai sot foli shumë qartë.
Partia Demokratike e Kosovës ka votë vetëm për propozimin që buron nga PDK për pozitën e Presidentit!