Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar në Prishtinë.
Policia njofton se rasti ka ndodhur të enjten, në ora 19:55.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një pikë kontrolli të veturave, duke mos i zbatuar urdhrat i ka shkaktuar edhe lëndime trupore njërit prej zyrtarëve policor ku si pasojë ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin pas intervistimit, me vendim të prokurorit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.