Pasi u bë me dije se Beatrix është mërzitur nga batuta e Ermalit dhe nuk do shkojë në darkën e sotme në “Big Brother VIP”, Ermi reagoi përmes një videoje të postuar në Instagram. Ai i kërkon falje Beatrix duke thënë se e përmendi pa të keq. Ai thotë se
“Ti më njeh mua, nuk rri dot pa shaka. Këtë herë bëra një provokim dhe kaq. Fakti që ti je lidhur me Dondi nuk do të thotë që ne mos të përmendim asnjëherë në prezencën e tij Borën se edhe ajo njeri është. Të lutem shko se ai djalë besoj se ndjen diçka dhe u mërzit. Nuk ka faj se video ishte montuar gabim, ajo që kisha bërë unë sot. Kështu që ke ende kohë të shkosh.”-tha ai mes të tjerash.
Ndërkohë, në sektorin e komenteve ka marrë vëmendje ajo që shkruan Anxhelina, kushërira e Beatrix. Ajo thotë se Beatrix nuk është prekur nga shakaja e Ermalit por e Salsanos dhe qeshja e banorëve të tjerë që i konsideron të afërt.
“Ermal sepse sic e the dhe vet jemi miq, dhe ta siguroj nuk eshte prek nga permendja e personave te tret( sepse Trixes i jan fut parashuta me te tilla provokime dhe nuk ka reaguar, sepse nuk i intereson) Por eshte prekur nga batuta palidhje e Zotri Salsanos( per vrasje e therje) dhe te qeshurat histerike te banoreve qe ajo i konsideronte shume te afert. Ti e fillove po u perkeqesua nga te tjeret qe qeshin akoma me humor te 95′ Kaq! Trixa ka te drejten e te gjith botes te merzitet e te mari cfare vendimi te doje sepse boll ka duruar!”- ka shkruar Anxhelina.