×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nuk u lejua të hyjë në Kosovë, nënkryetari i Beogradit paralajmëron padi në Gjykatën e Strasburgut

    FrontOnline
    24 Nëntor 2020

    Nënkryetari i Bashkisë së Beogradit, Goran Vesiq, ka njoftuar se do të paraqes padi në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg sepse autoritetet në Prishtinë ia ndaluan hyrjen në Kosovë.

    Vesiq deklaroi për TV Pink se pret që gjykata t`ia thotë nëse lejohet ndalimi i lëvizjes së njerëzve në Evropë.

    Ai përsëriti se si arsye e ndalimit të hyrjes së tij në Kosovë të hënën i ishte dhënë “rreziku për sigurinë” dhe vlerësoi se kjo ishte një arsye “zyrtare” .

    Sipas Vesiqit, arsyeja thelbësore ishte ajo që ishte dashur të bënte në veri të Mitrovicës “domethënë të nënshkruante një statut për binjakëzimin e atij qyteti me Beogradin”.

    Ai tha se duhej të kishte vizituar punimet në ndërtesën e banimit atje për të akomoduar 20 familje refugjatësh që kanë jetuar në strehim kolektiv për më shumë se 10 vjet, si dhe në ndërtimin e një parku dhe sheshi lojërash të financuar nga Beogradi.

    Nënkryetari i Beogradit deklaroi gjithashtu se bashkëpunimi midis qyteteve po promovohet në BE, dhe se siç tha ai “Prishtina dje u përpoq të parandalonte bashkëpunimin midis Beogradit dhe veriut të Mitrovicës”, transmeton Klan Kosova

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela, e vlerësoi si skandaloze paraqitjen e dy kryeministrave pas mbledhjes së...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Ka nisur tubimi i opozitës përpara parlamentit, teksa pritet që të miratohet projekt-buxheti i vitit 2025 në Kuvend. Protestuesit janë mbledhur përpara...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Administrata e presidentit Biden, i ka bërë thirrje Turqisë që të mos presë anëtarët e udhëheqësisë së Hamasit. Kjo pasi dolën raporte...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Derisa Black Friday po afrohet, LAKESIDE HOTEL&SPA, ka përgaditur një super ofertë për ju. Me vetëm 59 euro për çift, ju do...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me këngëtaren Shkurte Fejza është shprehur se kanë folur për shumë tema të aktualitetit, por...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Administrata e presidentit Biden, i ka bërë thirrje Turqisë që të mos presë anëtarët e udhëheqësisë së Hamasit. Kjo pasi dolën raporte...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Njëqind mijë euro subvencione për vëllain e deputetes së VV-së, Fitore Pacollit dhe po aq për dajën e kësaj të fundit. Këto...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Radmila Sekerinska për emërimin e saj si zëvendësshefen e përgjithshme e NATO-s. Osmani përmes...
    Sport19 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës e di tashmë përafërsisht se me cilin kundërshtar mund të ndeshet në “play-off”-in e Ligës së Kombeve. “Dardanët” kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.