Një situatë jo e mirë është duke kaluar në adresë të përzgjedhësit të Kosovës Bernard Challandes.
Më herët u tha se dy lojtarë Benjamin Kololli dhe Florent Muslija kanë refuzuar ftesën e tij pasi kishin rezervuar pushimet, derisa pak minuta më parë ka ardhur një tjetër reagim tjetër.
Këtë herë është Bernard Berisha i cili ka dashur ta sqarojë opinionin përmes një shkrimi në Facebook se pse nuk është pjesë e kombëtares.
Ai ka thënë se për ndeshjet miqësore nuk është ftuar nga përzgjedhësi dhe e respekton vendimin e tij, por thotë se do të ishte korrekte që Challandes ta thrras dhe t’i tregojë arsyet e mosftesës, sidomos pas formës shumë të mirë që ka treguar të Ahkmat Grozny këtë edicion.
Më poshtë e gjeni reagimin pa ndërhyrje të Bernard Berishës:
Pershendetje per te gjith duke par qe kam mar shum mesazha e ndjej per obligim ta sqario te verteten; Selektori ka vendos qe une te mos ftohem per kto 2 ndeshje miqsore. Realisht Selektori ka te drejt sepse jan miqsore dhe duhen te provohen lojtar te ri, por ajo qa nuk me pelqen dhe qe osht jo profesionale esht sepse mu realisht nuk me kan kontaktu askush per mos ftesen duke par qe kam ber nje Sezon shum te sukseshem. Prandaj mendoi se Selektori te pakten te tregohet i sinqert dhe te na kontaktoi sepse biseden e fundit qe e kem pas ne Shqiperi.
Traineri me dha shum shpres dhe ne fund prap u zhgenjeva ,une i deshiroi Kosoves shum suksese.