Aktori i njohur shqiptar, Tan Brahimi, mbrëmjen e kaluar ka kërkuar të largohet nga “Big Brother VIP”.
Faillimisht kjo deklaratë e tij nuk u morë seriozisht, por më pas e kuptuan se ai nuk po bënte shaka.
“Unë jam duke ikur, sonte është nata e fundit, nuk rri më. Çfarë ndodhi me Valbonën, unë u tërhoqa. Nuk rri më. Nuk duroj më se na shohin njerëzit, si e bëre ti Bonën për të qarë dhe ne rrimë duke parë”, u shpreh ai.
Kjo nisi pas debatit që pati Luizi me Valbona Memën dhe se kjo e fundit u lëndua shumë dhe se nuk i doli askush në mbrojtje.
A jena burra. Për Zotin po, nesër iku unë. Ju vazhdoni. Ju thashë iku unë. Ika mo vëlla e ju thashë, nesër më nxjerrin. A do psikolog? Jo, jo nuk dua asgjë, zarfin me dal. Kam filluar të dal në natyrë, nuk dua me dalë në natyrë. Dua me dalë si njeri i mirë pa bërë gjë”, vazhdoi më tej ai.